Nicki Minaj po e jeton jetën siç di ajo më së miri në mes të spekulimeve se ajo dhe Lewis Hamilton janë më shumë se miq.
Reperja 35 vjeçare u shfaq në Javën e Modës në Miami me Rita Orën.
Të premtën këngëtarja e hitit “Chn Li” pozoi në veshje atraktive shumë ngjyrëshe.
Nicki nuk ishte ylli i vetëm i famshëm që u shfaq në pasarelën e realizuar nga Versace, pasi aty ishin edhe Luke Evans dhe Rosie Huntington – Whiteley.
Por, ka shumë spekulime se Nicki është në lidhje me Hamiltonin dhe ajo nuk e ka pranuar këtë deri tash, e asnuk e ka mohuar.
Nicki kohë më parë pranoi se ka një të dashur që është misterioz.
Më parë Hamilton ka qenë në lidhje me Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Rihanna.