Nicole Kidman nuk e ka harruar Kosovën.
Ajo me nostalgji ka kujtuar kohën kur ka vizituar Kosovën në vitin 2006.
Aktorja hollivudiane ka pohuar se pas vizitës në Kosovë kishte kuptuar se puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së po ia vlente, transmeton Telegrafi.
“Kur u bëra dhjetë vjet më parë ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara, misioni im i parë ishte vizita në Kosovë, ku takova gra dhe vajza që i kishin mbijetuar dhunës”, ka shkruar Kidman.
“Kjo ishte hera e parë që kuptova se po ia vlente puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së. E pashë nga dora e parë se janë bërë ndryshime në jetën e grave dhe vajzave. Ato gjetën strehë edhe fëmijët e tyre. Pranuan këshilla për të tejkaluar traumën e përdhunimit që kishin pësuar gjatë luftës dhe rrënimit në Ballkan”, ka pohuar Kidman.
“Ishte një përvojë në ndryshimin e jetesës për mua dhe që më ka frymëzuar tej mase.“Në ‘Giving Tuesday’ të sigurohemi se gratë se vajzat mund të përfitojnë nga puna e madhe në bamirësi”, ka përfunduar Kidman