Nigeria ka arritur të fitojë 2:0 përballë islandezëve, me dy gola të Musës.
Ky arriti të realizojë dy gola në pjesën e dytë ta takimit, duke shokuar europianët.
Islanda kishte shansin më të mirë për shënim në minutën e 85 të takimit, kur fitoi një penallti. Sigudson nuk arriti të shënojë dot nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas fitores, Nigeria është në vendin e dytë në grup me 3 pikë të grumbulluara. Islanda është e treta me një pikë, po aq sa ka Argjentina.
Kroacia është ekipi i kualifikuar, kurse po luftojnë për vendin e dytë tre ekipe. Ndeshjet e fundit janë Kroaci – Islandë dhe Argjentinë – Nigeri.