Ajo çfarë janë duke bërë shqiptarët në Kosovë me “Trepçën” dhe “Telekomin” është grabitje, uzurpim. Për këtë ne nuk mund të pajtohemi.
Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.
Ai beson se janë prekur “vijat e kuqe”, e që është arsye se pse autoriteteve në Prishtinë dhe Bashkimit Evropian duhet t`i dërgohet një mesazh.
“Ne iu kemi lënë shumë gjëra shqiptarëve në Kosovë. Duhet të vendosen kufij. Për këtë arsye, nuk duhet të bëjmë lëshime kur bëhet fjalë për shitjen e Trepçës, si dhe kur flitet për pronën e Telekom”, ka deklaruar ai për “Blic-in serb.
Nikoliq ka theksuar se Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime “nëse Brukseli në të vërtetë i vendos ato për vazhdimin e negociatave”.