Nikoliq falënderues ndaj Greqisë për çështjen e Kosovës

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 16:40 | Nga

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq tha sot se Serbia çmon vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Këtë deklaratë, numri një i Serbisë e bëri gjatë takimit që pati sot me kryeministrin grek, Alexis Tsipras me ç`rast ky i fundit tha se endi i tij ta do ta mbështes Serbinë sa i përket çështjes së Kosovës dhe se dëshiron që të ndihmojë në këtë rast.

Tsipras theksoi po ashtu se Greqia mbështet hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballet dhe shprehu besimin se anëtarësimi i plotë do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, shkruan “Tanjug”.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme