Ajo çfarë janë duke bërë shqiptarët në Kosovë me “Trepçën” dhe “Telekomin” është grabitje, uzurpim. Për këtë ne nuk mund të pajtohemi”, ka deklaruar Nikoliq.
Ai beson se janë prekur “vijat e kuqe”, e që është arsye se pse autoriteteve në Prishtinë, dhe Bashkimit Evropian duhet t`i dërgohet një mesazh.
“Ne iu kemi lënë shumë gjëra shqiptarëve në Kosovë. Duhet të vendosen kufij. Për këtë arsye, nuk duhet të bëjmë lëshime kur bëhet fjalë për shitjen e Trepçës, si dhe kur flitet për pronën e Telekom”, ka deklaruar ai për Blic-in serb, transmeton klankosova.
Nikoliq ka theksuar se Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime “nëse Brukseli në të vërtetë i vendos ato për vazhdimin e negociatave