Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, ka treguar sesi e kanë marrë lajmin për bastisjen në shtëpinë e ish- figurës së UÇK-së, në Prishtinë dhe në Drenas, raporton Ekonomia Online.
Përmes një thirrje të drejtëpërdrejtë në RTV Dukagjin, Dardan Krasniqi tregoi se për momentin përveç familjes së ngushtë nuk është duke u lejuar askush të hyjë brenda shtëpisë.
“Informacionet i kemi marrë diku në 5-6 të mengjesit, prej telefonatë pas telefonate, ku jemi njoftuar se është bastisur fillimisht shtëpia në Velani”.
“Për momentin jemi tek shtëpia në Velani, mirëpo përveç familjes nuk po lejohet askush tjetër të futet brenda”.
Ndryshe, për më shumë se shtatë orë forcat e njësisë së EULEX-it janë duke qëndruar në rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit në Prishtinë.
Kraniqi një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.