Policia njofton për një rast të dhunës në familje, nipi ka rrahur axhën e tij dje në Gjilan.
Axha i tij ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nipi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Nuk dihet arsyeja që ka çuar deri të sulmi fizik.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gjilan 25.01.2021 – 17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht axhën e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.