Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë, KQZ: Duhet të bëhen deri me 10 dhe 12 maj

Prishtinë | 02 Maj 2026 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka filluar afati për aplikimin për certifikimin e partive të reja politike për pjesëmarrje në zgjedhje e parakohshme zgjedhore të 7 qershorit.Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. Ky i fundit, ka bërë të ditur edhe se, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, kësisoj, afati vlen vetëm për subjektet e reja politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.Duke filluar nga data 2 maj dhe deri më 10 maj, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, tha Elezi për Gazetën Express.

Të ngjashme