Nis bashkëpunimi i gjyqësorëve Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Gjykata Themelore e Gjilanit, po qëndron për një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Delegacioni është pritur nga Kryetarja e Gjykatës Rrethit Gjyqësor të Lezhës, Ornela Naqellari, e cila fillimisht ka njoftuar mysafirët për strukturën e gjykatës dhe kushtet në të cilat punohet.

Kryetarja vlerësojë lartë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet dy gjykatave.

Ndërkohë Kryesuesi i KGJK-së ka prezantuar Programin e Sistemit të Menaxhimit të Lëndëve SMIL, i cili sistem ka filluar që një kohë në gjykatat e vendit dhe është një nga sistemet më të avancuara.

Gjithashtu ka njoftuar për reformat në legjislacionin e vendit që janë duke u bërë, si dhe projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, për shlyerjen nga evidenca penale.

Ndërsa, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka thënë se bashkëpunimi mes dy gjykatave ka filluar që një kohë të gjatë, duke premtuar që ky bashkëpunim vetëm do të rritet edhe më shumë.

Ndryshe në muajin maj të këtij viti Gjykata Themelore e Gjilanit dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit.

Pjesë e delegacionit kanë qenë edhe anëtarja e KGJK-së, Manushe Karaqi, Zëvëndëskryetari i Gjykatës, Aziz Shaqiri, Shefi i Departamentit të Krimeve të Rënda, Agim Ademi, Shefi i Departamentit për të Mitur, Sahit Boroci, Shefja e Divizionit Civil, Mevlide Shabani dhe një pjesë e stafit administrativ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme