Nis dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 14:37 | Nga

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga dy drejtorët, ai i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti dhe për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, nga afër inspektuan fillimin e spërkatjes së hapësirave publike të zonës endemike në fshatin Shkarashnik.

“Ju përgëzoj juve Lebibe Hashani për punën që po bëni në terren me ekipin tuaj profesional dhe gjithë punëtorët, duke shtuar se qytetarët e Malishevës kanë kaluar nëpër këtë sfidë tash e disa vjet dhe për fat të mirë nuk kemi pas viktima në njerëz”, ka theksuar Begaj.

“Urojmë që edhe këtë vit me mobilizimin e Shtabit Komunal do të ia dalim kësaj detyre me suksese në eliminimin e rriqrave, edhe pse pak më vonesë ka filluar dezinsektimi i zonave endemike. Shpresa qëndron në atë se kanë përfunduar edhe ligjëratat nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, me temën ”Si të mbrohemi nga rriqrat”, tha Begaj.

“Për këtë dukuri, janë njoftuar edhe qytetarët me kohë, për masat mbrojtëse që duhet marrë, për mbrojtjen e bletëve, kështu besoi që do ta kalojmë edhe kësaj radhe këtë sfidë”, tha në fund Begaj.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë, për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njoftoi se deri më tash sipas statistikave që posedojnë nga QKMF, janë pickuar nga rriqrat 110 qytetarë, por nuk kanë pasoja të Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Kurse, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, njoftoi se në planin e veprimit për këtë vit, në këtë fushë kanë në plan që t’i dezinsektojnë, mbi 4 mijë hektarë të hapësirave publike në Komunën e Malishevës.

Projekti do të vazhdojë edhe në ditë në vijim, deri në dezinsektimin komplet të zonave endemike në hapësirat publike për Komunën e Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme