Zyra e Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, kanë nisur zyrtarisht procesin e digjitalizimit të të dhënave të vjetra penale.
Udhëheqësja e ekipit të NCCR, Yolanta Christova, gjatë hapjes së ceremonisë, tha se lansimi i këtij projekti është bërë në tetor të vitit 2017 dhe do të gjenerojë të dhënat që nga viti 1999, raporton Ekonomia Online.
“ Projekti jonë ka përfunduar data-bazat deri më tani .Kjo data-bazë do te përmbaj të dhëna të rëndësishme. Qëllimet më të rëndësishme për këtë data-bazë janë: Projekti IPA ,përmirësimi i NCCR, data-bazat elektronike për të gjitha dënimet që lëshohen nga gjykatat dhe ndërtimi i infrastrukturës administrative te NCCR dhe komponenta e katërt është digjitalizimi i sistemeve të vjetra që po e bëjmë sot”, deklaroi Christova.
“Një ndër qëllimet kryesore të këtij projekti është të përkrahë Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe të përmirësojë zbati0min e ligjit. Përmes kësaj do të krijohet data baza elektronike nga të gjitha gjykatat, në mënyrë që të ketë shërbim të shpejtë dhe efikas”, tha ajo.
“Përfituesi kryesor i projektit është Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i cili është përgjegjës për NCCR në Kosovë. Themelimi i NCCR është çështje disiplinore për institucione dhe për ketë arsye bashkëpunojmë me ministrin e Drejtësisë dhe me institucionet tjera”.
Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, tha se ky projekt është shumë i frytshëm dhe do të rrisë efikasitetin e sistemit gjyqësor të drejtësisë në Kosovë.
Ai, investimin dhe punën që po bën BE-ja për efikasitetin e drejtësisë në Kosovë, e krahasoi me sistemin VAR, që u përdor në Kampionatin Botëror Rusia 2018, në futboll për të identifikuar mundësitë për penalti.
“ Në këtë drejtim, po punojmë edhe në Kosovë të bëjmë një lloj VAR-i. Çdo qytetar në Kosovë duhet ta ketë të drejtën ta dëshmojë që është i sinqertë dhe i pastër, sa i përket veprave penale.”
“Ky mjet do t’i ndihmojë jo vetëm njerëzve të thjeshtë, por edhe gjyqtarëve prokurorëve hetuesve”.
“Janë mbi 2500 të dhëna penale nga viti 1999 deri sot dhe kemi grupuar 50 persona për të kryer këto punë në mënyrë transparente këta te zgjedhurit janë më të mirët prej tyre dhe I ftojmë të gjitha institucionet te përkrahin këtë projekt”, tha Brusa.
Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, tha se digjitalizimi i këtyre të dhënave është identifikuar si një nga sfidat për çështje që duhet të adresohen në një periudhë afat shkurtër dhe shumë i rëndësishëm për drejtësinë si sistem efikas dhe transparent dhe kusht i domosdoshëm për sigurinë si për qytetarët, po ashtu edhe bizneseve.
“Ministria e drejtësisë gjatë këtyre viteve ka marrë një numër të madh të reformave qofshin ato ligjore apo reforma tjera progresive në mënyrë që të përmirësojë sistemin gjyqësor në vend.”
“Me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, ministria ka iniciuar procesin e rishikimit të kornizës ligjore që trajton aspektet e caktuara të evidencës penale”, tha Marmullakaj.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, deklaroi se funksionalizimi i evidencës penale ka rëndësi të veçantë për sundimin e ligjit në Kosovë
“Funksionalizimi i këtij projekti do t’i shërbejë zbatimit të politikave publike. Me këtë evidencë pamundësohet keqpërdorimi i certifikatave që shërbejnë për punësim apo për viza. Sistemi Kombëtar Qendror i Evidencës Penale, do të eliminojë çfarëdo dileme për të kaluarën penale të personave”, tha Idrizi.