Komuna e Shtimes gjatë periudhës së fundit kohore ka përfituar donacione nga institucionet qendrore dhe nga organizata të ndryshme në vlerë prej rreth 135 mijë eurosh për rregullimin e fazës së dytë të sheshit të qytetit.
Ky projekt do të finalizohet deri më 2021, ndërkaq, sipas kontratës, punëkryesi ka për obligim ta rregulloj komplet infrastrukturën e sheshit, përfshirë edhe infrastrukturën nëntokësore të rrjetit të kanalizimit dhe të ujësjellësit. “Çmimi i kontratës sipas nenit 2.1 duhet të jetë e vetmja pagesë që autoriteti kontraktues i ka borxh kontraktuesit sipas kontratës. Ai duhet të jetë i prerë dhe të mos i nënshtrohet ndryshimeve. Pagesat do të bëhen në pajtim me kushte të veçanta të kontratës”, thuhet në fillim të kontratës ndërmjet komunës dhe operatorit ekonomik.
Ndërkohë gjatë së enjtes, fillimi i punimeve ka filluar me prezencën e kryetarit të komunës Naim Ismajli dhe nga disa përfaqësues të institucioneve qendrore.