Nis fushata zyrtare e LDK-së, Bardhyl Hasanpepaj mes kandidatëve

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Në Shtime është zhvilluar sonte nisja zyrtare e fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku kandidati për deputet Bardhyl Hasanpepaj ka theksuar atmosferën pozitive dhe mbështetjen e qytetarëve.

Sipas deklarimeve të bëra gjatë aktivitetit, tubimi në Shtime është karakterizuar nga pjesëmarrje e madhe, entuziazëm dhe energji nga të pranishmit, të cilët kanë përcjellë mbështetje për nisjen e fushatës.

Hasanpepaj vlerësoi mikpritjen e qytetarëve të Shtimes, duke theksuar se energjia e shfaqur në këtë aktivitet tregon rritjen e mbështetjes për vizionin politik të LDK-së për një Kosovë më të mirë.

Fushata e LDK-së, e cila po zhvillohet në disa qytete të vendit pjesëmarrësit shprehën optimizëm për rrugëtimin politik të partisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur kështu aktivitetet e saj zgjedhore me mesazhin e bashkimit dhe angazhimit për procesin e ardhshëm elektoral.

Të ngjashme