Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, një numër i organizatave vendore dhe ndërkombëtare do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh gjatë tërë javës së ardhshme, prej 5 deri më 9 dhjetor.
Ngjarjet do të organizohen dhe mbështeten nga një numër i organizatave jo-qeveritare lokale, institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave – me një mesazh të përbashkët: Të Bashkuar Kundër Korrupsionit (United Against Corruption) për zhvillimin, paqen dhe sigurinë, që është edhe moto globale e Ditës Ndërkombëtare Kundër-Korrupsion për 2016.
Pjesë integrale e kësaj iniciative është edhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me ngjarjet që do të zhvillohen përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK) që është duke u implementuar tash e 4 vite.
Në ditën e parë të aktiviteteve që nga sot UNDP do të organizoj hapjen e Muzeut të Korrupsionit.
Hapet Muzeu i Korrupsionit
Sot, me fillim në ora 12:00, në sheshin “Adem Jashari” do të hapet solemnisht Muzeu i Korrupsionit.
Në këtë muze – që ka karakter satirik – vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni egzistonte në shoqërinë tonë”.
Kjo është paraqitja e dytë e muzeut të tillë, ku për herë të parë është “hapur” si instalacion publik gjatë festivalit të filmave dokumentar “DOKUFEST”, në Prizren.
Muzeu do të jetë i hapur nga 5-9 dhjetor, nga ora 9:00–20:00 dhe hyrja është falas.
Ndahen Çmimet për Storien më të Mirë Kundër Korrupsionit në Gazetari
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të ndajnë shpërblimet kundër-korrupsionit për gazetari 2016, të hënën, më 5 dhjetor, në cafe UNION, duke filluar nga ora 19:00.
Shpërblimet për tregimet të mira të gazetarisë do të ndahen në këto katër kategori: shtyp, TV, radio, dhe media online/portale të lajmeve. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve së sivjetme do të moderohet nga STUPCAT.
Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-se mbështetet nga Zyra Zvicerrane per Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).