Nis “Java kundër Korrupsionit”, mobilizimi për zbatimin e Ligjit për Sinjalizuesit – fokusi kryesor

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 10:53 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, për vitin e katërt me radhë, janë bërë bashkë në Javën Kundër Korrupsionit, e cila do të nisë sot, raporton Ekonomia Online.

Çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në qeverisje, prokurim publik, shëndetësi e arsim do të trajtohen gjatë një jave.

Por, fokusi kryesor do të jenë sinjalizuesit, mbrojtja e tyre dhe ligji për sinjalizuesit i cili është miratuar këtë vit.

Arbëresha Loxha, nga GLSP tha se disa reforma ne sistemin e drejtësisë kanë dështuar në rezultate konkrete.

“Disa reforma në sistemin këto reforma kanë dështuar të rezultojnë në rezultate konkrete. Nuk është e qartë nëse këto reforma nuk janë arsyetuar. Sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë arenë që ministritë të përfitojnë për përfitime politike. Disa nga këto probleme, mbeten mungesa e efiçiencës nga puna e gjykatave, ngritja e aktakuzave mungesa e plotë e besimit të qytetarëve. Nëse ka një qeveri këto mund të adresohem vetëm më vetting“, tha ajo.

Sipas saj Kosova ka nevojë për ligje të qëndrueshme dhe duhet të bëhet disiplinimi i performancës së gjyqtarëve duhet të bëhet

Ndërsa, Saranda Ramaj nga Instituti Columbus, tha se korrupsioni është i pranishëm edhe në fondin e pacientëve për trajtim jashtë vendit.

Ajo tha se për shpenzimin e këtij fondi nuk ka një pasqyrë të mirëfilltë të auditimit.

 “Korrupsioni prek secilin njeri por është dyfish më i rendë kur prek pacientin. Buxheti i vogël qe ndahet për kategori. Nuk dihet si përfundon fondi për trajtim jashtë vendit. Shteti shpenzon 12 milionë euro. Nuk kemi auditim të zyrës së auditorit në lidhje me këtë fond. Duam të krijojmë  një momentin  t’ju bëjmë presion institucioneve se si shpenzohet ky fond. Kemi pasur shpesh nga qeveria qe janë nda mjete për qeveritarë e kemi pas raportime ku qytetarët kanë vdekur duke pritur nga ky fond. “tha ajo.

Betim Musliu, nga IKD-ja, tha se në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit do të prezantojnë aktivitete të ndryshme , dy prej tyre dokumentarë.

Ai tha se fokusi i kësaj jave është mobilizimi ndërinstitucionalë për të shtyrë përpara zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve.

“Dokumentari shfaq praktikat e mira të rasteve të korrupsionit. Sonte do jetë një mundësi e mirë të mobilizohen aktorët institucionalë dhe sinjalizuesit qe të sinjalizojnë se kemi një ligj që mundëson sinjalizimin e jashtëm të brendshëm. Edhe pse kemi një vit të hyrjes në fuqi të këtij ligji ka rregulloren përkatëse se si të trajtohet një rast, ka dështuar në këtë rast Ministria e Drejtësisë. Ka shumë raste të sinjalizuesve që kanë bërë punë në zbulim të veprimtarive korruptive që në vend se të mbrohen janë shndërruar në hetim. ekziston një ligj që mbron sinjalizuesit nga çdo lloj hakmarrjeje. Kjo javë do shërbejë që të mobilizohen të gjithë t’i japim një shtytje zbatimit të këtij ligji”, tha ai.

Java Kundër Korrupsionit, e cila mbështetet nga Ambasada amerikane, nis të hënën më 9 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 13 dhjetor.

Të ngjashme