Ka nisur kampionati ekipor në pingpong–Liga e Parë e Meshkujve, raporton Ekonomia Online.
Në palestrën e Pingpongut në pallatin e Rinisë dhe Sporteve po zhvillohen tri xhirot e para të Ligës së parë të Kosovës për senior , ndërsa dje janë zhvilluar dy xhiro të garave për junior.
Sot zhvillohen tri xhiro të ligës së parë, janë 9 ekipe edhe starton edicioni i sivjetmë i sezonit pranverorë.
Garat kanë filluar në ora 10:00 ndërsa xhiroja e fundit është në orën 14:00 e cila mund të zgjas deri në ora 16:00.
Javën e ardhshme pritet të mbahet kampionati individual i Kosovës për junior në Prishtinë.