Ka nisur spektakli “Kënga Magjike”, ku dhe po shpërndahen çmimet e para.
Kështu “Çmimin diskografik”, e ka fituar këngëtari Erik Lloshi. Ndërkohë që çmimi “Best Performance” i është dhënë këngëtares Soni Malaj me këngën “Për vete më mbaj”. Për secilin nga 21 këngëtarët, produksioni si edhe në edicionet e kaluara të festivalit të muzikës së lehtë moderne shqiptare, do të ndajë nga një çmim sipas kategorive ku konkurrojnë.