Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka bërë të ditur se nga java e ardhshme pritet të nisë funksionimi i linjës së autobusit në relacionin Prishtinë-Aeroport.
Zharku ka thënë se për këtë çështje, brenda javës do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit me Aeroportin.
Sipas tij, plani është që linja të jetë funksionale nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 23.00.
Ai ka thënë se vonesat në lëshimin e linjës kanë ndodhur për shkak të disa kushteve të sigurisë, që është dashur të plotësohen sipas kërkesës së ANP-së.