Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raporton Ekonomia Online.
Në selinë e LDK-së në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, kanë arritur nënkryetarët Vjosa Osmani, Agim Veliu e Lutfi Haziri.
Poashtu në mbledhje janë edhe anëtarët e kryesisë Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arban Abrashi etj.
Në këtë mbledhje mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Edhe partia e Albin Kurtit ka thirrur mbledhje të kryesisë në orën 09:00, e cila mbledhje po vazhdon ende.
Mbledhjet e kryesisë po mbahen pak para takimit të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.