Për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë besimtarët që kanë nisur agjërimin.
“Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, ka shkruar Rama.