Para pak minutash ka filluar ndeshja historike ndërmjet Vikingur dhe Trepça 89. Klubi nga Mitrovica, do të paraqitet sonte në ndeshjen e parë kualifikuese për Champion League.
Trepça 89 është parë si favorite nga bastoret europiane. Abedin Zeka, kryetari i klubit futbollistik, “Trepça 89”, ka thënë se presin rezultate sa ma pozitive sonte në ndeshjen me ekipin Vikingur nga Ishujt Faroe.
“Këtu janë temperaturat e ulëta, por ne disponimin e kemi shumë lartë. Kjo është një ndeshje historike”.
Kështu ka thënë Zeka në një lidhje direkte për Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nuk dua të flas për rezultatin, sepse nuk jam shumë kompetent, por personalisht jam i kënaqur edhe me barazim”.
Ndryshe Zeka ka thënë se lojtarët e “Trepça 89” janë të përgatitur dhe do ta japin më të mirën nga vetja”.