Nën masa të rrepta të sigurisë ka nisur në New York gjyqi i trafikantit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman.
Guzman është arrestuar në janarin e vitit 2016, pasi që ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli pesë muaj më parë, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Meksikani akuzohet se ka qëndruar pas kartelit të fuqishëm të drogës, Sinaloa, për të cilin prokurorët thonë se është një prej furnizuesve më të mëdhenj të drogës në SHBA.
Gjatë gjyqit pritet që të dëshmojë kundër “El Chapo” edhe një prej bashkëpunëtorëve të tij.
Guzman ka arritur që të ikë nga burgjet e Meksikës dy herë.