Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike, iniciativat qytetare, koalicionet dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunë në Mitrovicën e Veriut.
Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00.
Të gjitha informacionet e detajuara për këtë periudhë janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së:http://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike/
Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e tre kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim.
10. Naim Fetahu, Partia Demokratike e Kosovës – PDK
11. Nexhmi Rudari, Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK
12. Shpejtim Bulliqi, Lëvizja Vetëvendosje!