Ministria e Punëve të Brendshme organizon ceremoninë e hapjes fillestare të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje për Regjistrimin Civil dhe sigurinë e dokumenteve”.
Sipas njoftimit për media, në këtë ceremoni do të flasin ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Gerrie Willems, ambasadore e Holandës në Kosovë dhe Bekim Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil.
Ceremonia do të mbahet sot në objektin Ministrinë e Punëve të Brendshme.