Nis projekti për ndriçimin publik në Rahovec

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 15:24 | Nga

Komuna e Rahovecit ka nisur punimet në realizimin e projektit që ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe zgjerimin e ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit si dhe nëpër disa fshatra.

Punimet në këtë projekt kanë nisur, në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, në qytet për të vazhduar edhe në rrugët tjera të cilat janë paraparë të mirëmbahen dhe të zgjerohet me rrjet të ri të ndriçimit publik.

Përmes këtij projekti, janë paraparë të mirëmbahet dhe të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik në dhjetë rrugë në qytetin e Rahovecit, kurse fshatrat në të cilët do të zgjerohet ndriçimi publik dhe sipas kërkesave janë Ratkoci, Fortesa dhe Krushë e Madhe.

Komuna e Rahovecit, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kompaninë, e cila do të mirëmbajë rrjetin ekzistues të ndriçimit publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme