Ka nisur protesta e mbështetësve të PD në Shkodër, të cilët kundërshtojnë konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak.
Mësohet se demokratët do të bëjnë një marshim protestë drejt vendit ku pritet të bëhet konstituimi. Më herët u ndryshua edhe vendi ku do të zhvillohej konstituimi, i cili ishte lajmëruar të mbahej tek Rektorati i universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, në orën 10:00.
Ndërkohë, tashmë është shtyrë për në orën 11:00 dhe do të mbahet tek Biblioteka e universitetit.
Demokratët kanë njoftuar zhvillimin e një proteste paqësore, ndërsa ka prezencë të forcave të policisë.