Ka nisur protesta e serbëve në veri të Mitrovicës, për të kundërshtuar ndalimin e qarkullimit të dinarit serb.
Qytetarët janë mbledhur në sheshin e Mitrovicës së Veriut, e në krye të tyre janë parë zyrtarë të Listës Serbe.
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë mediumit britanik “Bloomberg” të hënën, ka thënë se i qëndron Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacione me para të gatshme.