Minatorët e minierës “Trepça” tash e një kohë po përballen me vështirësi për t’u pastruar në banjot e objekteve ku punojnë.
Në fakt ajo që po u pengon më së shumti xehtarëve është papastëria, enterieri i dobët por edhe mungesa e kabinave ndarëse, njofton Klan Kosova.
Sipas kryetarit të sindikatës së punëtorëve të minierës, Gani Osmani, në vendet ku këta punëtorë pastrohen, nuk ka investime tash e dy dekada.
Sipas tij, shkaku i kushteve të dobëta e kundërmimit të objektit, punëtorët po rrezikojnë edhe të marrin ndonjë sëmundje.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, në vizitën e fundit që pati në minierë u premtoi se ndër punët e para që do të bëjë qeverisja e tij është investimi atje.