Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se ka filluar punimet në renovimin e shtëpisë së familjes Safqi në Qendrën Historike afër Tregut të Gejlbër.
“Kanë filluar punimet për renovimin e shtëpisë së familjes Safqi, në Qendrën Historike, afër Tregut të Gjelbër. Kjo shtëpi është në listën e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, dhe është një nga shtëpitë e rralla tipike të fundshekullit XIX që ruan një pjesë të tipareve të banimit urban të periudhës otomane”, thuhet në njoftimin e komunës.