Nis seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-komandant “Calit”, gjykatësja nuk ia jep fjalën Mustafës

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur seanca e dytë e gjykimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa në Hagë.

Në këtë seancë do të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve.

Me të nisur seanca, Salih Mustafa kërkoi të fliste mirëpo gjykatësja nuk ia dha fjalën.

“E nderuara gjykatëse kisha pas dëshirë të flas diçka para se të dëgjoni dëshmitarët”, tha Mustafa.

Gjykatësja tha se këtë do ta bëjë në një moment të caktuar.

“Në ndonjë moment sot mund tua jap fjalën, por tani për tani kemi një program të organizuar për sot. Do të marrim në pyetje dëshmitarin dhe pastaj në një moment të duhur do t’iu jap mundësinë për të thënë atë që doni të thoni”, tha gjykatësja.

Të ngjashme