Ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut dhe të tjerëve për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt.
Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt, raporton KTV-ja.
Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.