Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e parë shqyrtuese për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u vra më 16 janat të 2018-tës para partisë së tij në veri të Mitrovicës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë më 2 dhjetor të këtij viti ndaj gjashtë personave që dyshohet se morrën pjesë në vrasjen e Ivanoviqit.
Të akuzuarit janë e Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara.
Kryetar i trupit gjykues në këtë çështje penale është gjyqtari special Valon Kurtaj, ndërsa Prokurori Special është Blerim Isufaj.