Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për shembjen e banesave në zonën e Astirit.
Prishja e objekteve i hap rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Re.
Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk ka rezistencë nga banorët.
Janë gjashtë objekte të parashikuara për shembje, pesë nga të cilat do të prishen sot, ndërsa godina e gjashtë është planifikuar të shembet nesër, me shpërthim të kontrolluar.
Në zonë ka pasur edhe forca të shumta policie për të përballuar ndonjë situatë të mundshme mes banorëve dhe policisë.
Prishja e banesave në këtë zonë është shoqëruar herë pas herë me tensione, pasi banorët kërkojnë dëmshpërblim të plotë sipas tregut.
Banorët mbështetën edhe nga opozita, e cila akuzon qeverinë se projekti për ndërtimin e Unazës së Re në këtë zonë është një aferë korruptive.