Ekonomia Online
FUNDIT

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna

Rreth orës 09:00 të mëngjesit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur nën përcjelljen e njësiteve policore shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Tërë materiali zgjedhor është dërguar nëpër qendrat kryesore të zgjedhjeve nëpër komuna, për t’u shpërndarë në qendra të votimeve pastaj. Të parat janë nisur për në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq. Në Komunën e Prishtinës […]

Rreth orës 09:00 të mëngjesit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur nën përcjelljen e njësiteve policore shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Tërë materiali zgjedhor është dërguar nëpër qendrat kryesore të zgjedhjeve nëpër komuna, për t’u shpërndarë në qendra të votimeve pastaj.

Të parat janë nisur për në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq.

Në Komunën e Prishtinës materialet zgjedhore kanë arritur në qendrën kryesore në sallën “1 Tetori”.

Nga këtu materialet jo sensitive janë marrë nga automjetet e kontraktuara nga KQZ-ja për t’u dërguar nëpër qendrat e votimeve, shkollat respektivisht.

Ndërsa materialet sensitive, siç janë fletëvotimet, spreji etj, do të dërgohen në orën 03:00 mëngjesin e 22 tetorit, nëpër vendvotime.

Të ngjashme