Nis takimi i liderëve i thirrur nga kryeparlamentari Veseli

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 10:13 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur takimi i liderëve shtetërorë për të diskutuar për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim të thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli dhe Enver Hoxhaj.

Mediet në takim janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Veseli në fillim të takimit u uroi medieve Ditën e Lirisë së Shtypit duke u siguruar që do të jetë përkrahë çdo herë.

“Urime dita e lirisë së shprehjes, ne do të jemi  të zotuar që do të jemi në përkrahjen tuaj çdo herë”, tha Veseli, raporton EO.

Të ngjashme