Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, i cili ka mbledhur të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së.
Në këtë takim në Sofje do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian Junker, përfaqësuesja e politikës e sigurisë Federika Mogerini dhe komisionari evropian për politikën e fqinjësisë së mirë dhe negocijimit Johanes Hann.
Sipas Presidencës në takim, do të bisedohet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe se kreu i shtetit kosovar atje do të kërkojë mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës, meqë ky shtet kryeson presidencën e BE-së.