Përbërësit
1 brokoli
1 patate
1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 gotë pana
1 gjethe majdanoz
Në fillim pastroni brokolin dhe pataten. I prisni ato në copa të vogla. Vendosini për të zierë për rreth 15 minuta. Më pas i kaloni në blender derisa të marin formën e një pureje.
Masën e krijuar e kaloni në një tigan, në zjarr mesatar. Sipër i shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe i trazoni mirë. Pas 5 minutash i shtoni panën.
Merrni një bukë të rrumbullakët. Hiqni pjesën e sipërme dhe pjesën e tulit brenda. Shtoni një garuzhde nga supa me brokoli që përgatitëm. Sipër i vendosni një gjethe majdanoz.