Një pije e mirë për ta nisur mëngjesin është fantastike. E një nga smoothiet më të shijshëm është ai me gjalpë kikirikësh. E shëndetshme, e shijshme dhe ju mbush me energji.
Përbërësit për dy persona:
1 banane
1 e 1/2 e gotës me volum 240 ml qumësht
2 lugë caji (tsp) mjalt
2 lugë caji (tsp) gjalp kikiriku
3 lugë gjelle (tbs) tërshërë
1/2 lugë caji (tsp) tumerik
1/2 lugë caji (tsp) kanellë
1/3 kupë kuba akulli
Pak fara susami të zi për t’i shtuar sipër
Përgatitja
Vendosini të gjithë përbërësitë në një blender, përvec farave të susamit dhe bluajini për pak minuta (2-3 min). Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shtoni pak fara susami të zi.
Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm!