Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar paraditen e të hënës emrat e ministrave të rinj të qeverisë, një ditë pasi iu dërguan nga kryeministri Edi Rama.
Kështu me dekret të kreut të shtetit, është liruar nga detyra Niko Peleshi dhe ne vend të tij në postin e zv.kryeministrit, është emëruar Ledina Mandia propozuar nga PD-ja.
Për postin e ministrit të Brendshëm, largohet Fatmir Xhafaj dhe dekretohet Dritan Demiraj i PD-së.
Ministre e Financave, Helga Vukaj, zë postin e lënë nga Arben Ahmetaj. Ndërsa Petrit Vasili zëvendësohet nga Gazmend Bardhi.
Ministër i Arsimit dhe Sportit dekretohet Mirela Karabino, e cila zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
Arben Beqiri do të zërë vendin e Ogerta Manastirliut në krye të Shëndetësisë dhe Olta Xhaçka do të zëvendësohet nga Xhuljeta Kërtusha në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Një ditë më parë u bënë të ditur edhe emrat e atyre që do të drejtojnë KQZ-në, dhe Avokatin e Popullit.