Nisi Konventa Kombëtare e Partisë Demokrate amerikane

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Konventa Kombëtare Demokrate amerikane, që do të kulmojë në emërimin zyrtar të Joe Biden si kandidat i partisë kundër presidentit, Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, filloi sot.

Si kongresi i parë nominues i epokës së koronavirusit, formati do të jetë kryesisht një takim dixhital, ku do të mungojnë simpatizantët.

Fjalimet e Biden, të nënkryetares së tij të zgjedhur Kamala Harris si dhe të peshave të tjera të rënda demokrate do të transmetohen çdo ditë, nga 17-20 gusht.

Sot pritet edhe fjalimi i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, senatorit Bernie Sanders dhe kryebashkiakëve Andrew Cuomo dhe Gretchen Whitmer.

Harris, 55 vjeçe, është e vendosur të bëjë histori si personi i parë me ngjyrë që pranoi nominimin si zëvendëspresidente.

Ajo gjithashtu do të jetë personi i parë aziatiko-amerikan që do të mund të zgjidhet.

Nominimi zyrtar i Biden do të bëhet të enjten.

”Ish-zëvendëspresidenti do të flasë për vizionin e tij për bashkimin e Amerikës për të na nxjerrë nga kaosi dhe kriza e vazhdueshme”, theksuan burime pranë Partisë Demokrate amerikane.

Biden, 77 vjeç, do t’i drejtohet kombit nga shteti i tij në Delaware si një masë paraprake e shëndetit publik në mes të pandemisë/DPA.

Të ngjashme