Manchester United tashmë ka nisur bisedimet me agjentin e Jose Mourinhos, Jorge Mendes, për të diskutuar rreth kontratës së re, raporton IB Times.
Së fundmi, mediat britanike raportuan se trajneri portugez mund të largohet nga Unitedi për shkak se është i pakënaqur me punën e transferimeve të lojtarëve në një kohë kur vuan të garojë me Manchester Cityn.
Megjithatë, bordi i “Djajve të kuq” është i bindur se do ta mbajë Mourinhon në skuadër duke nënshkruar kontratë të re me të.
Pas dështimit për t’i ndezur bisedimet në nëntor, tashmë është arritur përparim në negociata me Jorge Mendes dhe të dy palët besojnë se do ta arrijnë një marrëveshje të re për ta mbajtur portugezin në “Old Trafford”.