Nën organizimin e kryesuesi të Kuvendit Komunal të Rahovecit, njëherit edhe kryesues i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF), Afrim Dina dhe anëtarëve tjerë të KPF-së gjatë ditë së hënë në Shtëpinë e Kulturës në Fshatin Krushë e Madhe dhe në objektin e ShFMU-së “Heronjtë e Kosovës”, janë mbajtur dëgjimet publike me qytetarë, për përgatitjen e buxhetit për vitin 2019. Të pranishëm në këto dëgjime publike ishin banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë dhe Hoçë e Vogël.
Afrim Dina, kryesues i kuvendit dhe i KPF-së i ka njoftuar qytetarët për rëndësinë e mbajtjes së dëgjimeve publike dhe siç tha ai edhe me ligj është e rregulluar mbajmë këtyre dëgjimeve. Qëllimi i mbajtës së dëgjimeve, është që në nga ju ti marrim kërkesat të cilat ju i keni dhe më pastaj, kërkesat tuaja bazuar edhe në mundësit buxhetore të hyjnë në kuadër të buxhetit të vitit 2019.
Për buxhetin e vitit 2018 foli Afrim Limani, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, i cili ka thënë se buxheti i vitit 2019 do të jetë 13 milion e 658 mijë e 891 euro, nga ky buxhet për investime kapitale do të jenë 4 milion euro. Ai i ka inkurajuar të pranishmit që të bënë pagesën e tatimit në pronë, pasi që të hyrat nga tatimi në pronë ju kthehen juve qytetarë, me projekte si : kubëzim të rrugëve, kanalizime, ndriçim publik, dhe projekte tjera varësisht nga kërkesat të cilat ju i keni.
Selami Hoti, kryetari këshillit të fshatit Krushë e Madhe, i paraqiti kërkesat e këtij fshati të cilat janë: Kanalizimi- shtrirja dhe mirëmbajtja efikase, Kubëzimi i të gjitha rrugëve, Ndriçimi publik-vazhdimi në tërë rrugët, Çerdhja e fëmijëve, Shtëpia muze Ukshin Hoti faza -II-,Shtëpia muze krimatoriumi, Pastrimi i kanaleve kulluese dhe rregullimi i rrugëve fushore, Proçka e Krushës, Kompensimi i dëmeve nga vërshimet e proçkës së datës 14 Qershor, 2018.
Kërkesat e fshatit Celinë i paraqiti kryer i këshillit të këtij fshati Muamet Ramadani, i cili tha se kërkesat e fshatit janë : Vazhdimi i projektit të kullimit të tokave bujqësore, Rregullimi i nxehjes qendrore në Shkollën Fillore, rregullimi dhe rrethimi i varrezave të dëshmorëve dhe martirëve, Shtrurja me zhavorr i rrugëve fushore, Rregullimi i një rrethrrotullim tek kryqëzimi i rrugës ”Hysenë Rexhepi “ dhe rrugës “Agron Fetahu”, Rregullimi i kanalizimit në disa lagje, Rregullimi i shtëpisë së kulturës në objektin e shkollës së vjetër dhe Rregullimi i rrugëve me kubëza.
Ndërsa, kërkesat e fshatit Hoçë e Vogël i paraqiti Masar Shala anëtarë i këshillit të këtij fshati dhe sipas tij kërkesat e fshatit janë të shumta por që disa janë më emergjente: Ndërtimi i objektit të ri të shkollës, Rregullimi i kanalizimit, Krijimi i hapësirave të gjelbër, rregullimi i sistemit të ujitjes dhe Rregullimi i rrugëve fushore me zhavor.