Drenasi mban dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019-2021

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 15:12 | Nga

Komuna e Drenasit ka mbajtur takim publik, dëgjim buxhetor me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore për të diskutuar lidhur me projektet prioritare për periudhën 2019-2021 ne bazë të Qarkores Buxhetore 2019/01, ku merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Komitetit për Politikë e Financa, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve, qytetarë dhe OSBE-ja.

Dëgjimi publik lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore me qytetarët e Komunës së Drenasit është mbajtur në Sallën e Kuvendit, ku është udhëhequr nga nënkryetari Gani Sylaj i cili ka pëshëndetur të pranishmit dhe ka treguar rendësin e takimit.

Të pranishmit gjatë debatit për projeksionet buxhetore për vitet 2019-2021, kanë paraqitur kërkesat e tyre për investime kapitale në infrastrukturë, ku kryesisht kërkesat ishin të fokusuara në projektet që kanë të bëjë me rregullimin e infrastrukturës; asfaltim të rrugicave ne lagje, ndërtim të rrjetit të kanalizimit dhe trotuareve.

Buxheti i përgjithshëm i Komunës së Drenasit për vitin 2019 është i planifikuar të jetë mbi 15 milion euro, ndërsa për investime kapitale janë planifikuar mbi 4.5 milion. Nëse e bëjmë një krahasim me vitin aktual, buxheti për vitin 2019 do të ketë ngritje prej afër 5 për qind. Nga aspekti ekonomik i shpenzimeve do të ketë 5 kategori kryesore të shpenzimeve, ndërsa ne aspektin funksional ne 15 programe-nënprograme.

Ky është dëgjimi i parë me qytetarë, ndërsa që nga muaji Maj i këtij viti është bërë thirrja me kohë për të kontribuar ne Kornizën Afatmesme Buxhetore, është diskutuar edhe në Komitetin për Politikë e Financa si dhe me datën 27.06.2018 do të diskutohet edhe në mbledhje të Kuvendit. Kurse pas kalimit të këtyre fazave të planifikimit, në muajin korrik dhe gusht do të mbahen dëgjime buxhetore ne lokalitete për t’u përgatitur lista finale e projekteve për investime kapitale për vitin 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme