Nisin hetimet për refuzimin dhe vjedhjen e donacioneve në QKUK

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 08:33 | Nga

Më shumë se një vit pasi QKUK-ja e kishte refuzuar donacionin nga organizata amerikane “Project Hope”, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.

Ky organ i akuzës, po ashtu, i është kthyer edhe një procesi tjetër, që ishte mbyllur me vendim të diskutueshëm gjyqësor, shkruan sot Koha Ditore.

Bëhet fjalë për produkte, po të donacionit “Project Hope”, që vitin e kaluar ishin gjetur në barnatore private. Pronari i barnatores ishte dënuar para disa muajsh më 1500 euro gjobë.

“Koha Ditore” para disa javësh ka raportuar se Prokuroria në rastin e vjedhjes se ampulave “Imepinem Cilastatine” nuk e kishte intervistuar askënd prej zyrtarëve të QKUK-së, edhe pse ampulat kishin dalë nga ky institucion.

Në këtë artikull, gazeta kishte vënë në pah edhe historinë e refuzimit të disa barnave të tjera nga i njëjti donacioni, vitin e kaluar. Atëkohë “Koha Ditore” pati zbuluar se donacioni me ampulat “Pegentyron Aalfa 2a” ishte refuzuar, për të blerë të njëjtat me çmim rreth 170 euro për ampulë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme