Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë filluar matjet përfundimtare nga ekspertët e trashigëmisë kulturore për punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë.
Sipas Ahmetit, në fazen e mëhershme janë zbuluar vizatimet origjinale brenda.
“Pas nënshkrimit të memorandumit me TIKA kanë filluar matjet përfundimtare nga ekspertët e trashegimisë kulturore për punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, e ndërtuar rreth vitit 1392. Ne fazen e mëhershme janë zbuluar vizatimet origjinale brenda. Ky objekt është pasuri e vërtetë kulturore e kryeqytetit tonë”, shkruan Ahmeti në Facebook.