Nisin provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 11:14 | Nga

Që nga ora 9:00 në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar të mbahet provimi pranues.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantë të fakulteteve tjera në Universitetin “Kadri Zeka”.

“Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet deri më 26 korrik 2016. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se për këtë vit akademik, në këtë universitet do të pranohen 1504 studentë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme