Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Badovc – Mramor – Grashticë

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 12:44 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë inaugurimi i fillimit të punimeve të rrugës e cila lidh fshatrat Mramor dhe Grashticë të komunës së Prishtinës.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lufti Zharku tha se projekti ka të bëjë me zgjerimin e rrugës prej liqenit të Badovcit në Mramor e deri në Grashticë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij projekti ka qenë i planifikuar më herët edhe me buxhet.

“Ndërtimi do të zgjas në përputhje me kontratën, plani dinamik parashihet që me përfundua për 169 ditë është pjesë e qarkores së Prishtinës e cila ka qenë e planifikuar më herët nga Komuna e Prishtinës, por që nuk është filluar. Po vazhdojmë me zgjerimin e kësaj rruge, besoj se ka një rëndësi të veçantë për lidhjen e kësaj pjese me Prishtinë, por edhe banorët e Anamoravës të cilët udhëtojnë në Prishtinë për shkak të komunikacionit të dendur në Veternik shumë prej tyre e përdorin këtë pjesë”, ka thënë ai.

“Të gjitha këto projekte janë planifikuar më herët ju e dini që kemi filluar edhe zgjerimin e rrugës në Veternik me katër korsi për secilën anë. Kemi zgjerimin e rrugës prej Veternikut deri në kthesën te Pallati i Drejtësisë do të punojmë në rikonstruimin e plotë të rrugës aktuale kështu që të gjitha këto investime janë bë pavarësisht a do të kemi zgjedhje sivjet apo në mot. Ju e dini qe kalendari ligjor zgjedhor është qershori 2018 por ne po vazhdojmë me punë”, ka thënë ai.

Zharku tha se në këtë inaugurim ka qenë i ftuar kryeministri në detyrë Isa Mustafa dhe ai i “ardhshmi” Avdullah Hoti, por që për shkak të angazhimeve të tjera nuk kanë mundur të vijnë.

Gjatësia e rrugës është 4,7 km ndërsa do të zgjerohet në 7 metra kurse projekti do të kushtojë një milionë e 200 e 42 mijë euro.

 

Të ngjashme