KRU “Prishtina” – Niveli i ujit në Badovc është -8.10m nën kuotën maksimale, në Batllavë -7.65m

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se sot, uji i liqenit të Badovcit është minus 8.10 metra nën kuotën maksimale, ndërsa ai i Batllavës minus 7.65.

“Sot, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 8.10 metra nën kuotën maksimale, ose 641.75 m mbi nivelin e detit, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 7.65 metra nën kuotën maksimale ose 627.45 metra mbi nivelin e detit”, thuhet në njoftim.

Poashtu, thuhet tutje, gjatë ditës së djeshme janë lajmëruar gjithsej 36 raste nga ana e konsumatorëve në ujësjellësin e Prishtinës, ku shumica nga ato janë rrjedhje të ujit të pijshëm.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit ishin dje në teren nga ora 09:00 dhe do vazhduan me punë në teren deri në orën 22:00. Për shkak të pamundësisë që të sanohen të gjitha rastet e lajmëruara ditën e djeshme, do vazhdohet edhe ditën e sotme”, thuhet në njoftim.

Image may contain: sky, tree, plant, cloud, outdoor, nature and water
Image may contain: tree, sky, plant, mountain, cloud, house, outdoor, nature and water
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme