Nisin shkarkimet e HEC, fillojnë përmbytjet në Shkodër

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 14:25 | Nga

Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve disa zona të tëra në Shkodër rrezikojnë përmbytjet. Raportohet se situata është duke u rënduar, kjo edhe si pasojë e shkrirjes së borës në zonat malore.

Niveli i ujit ka arritur në liqenin e Fierzës ishte pranë pikës së rrezikut dhe u vendos hapja e portave të hidrocentralit. Raportohet se shkarkimet janë në masën e 400 metrave kub për sekondë. Sipas informacioneve, prurjet janë rreth 1300 metër kub për sekondë.

Deri më tani është përmbytur fshati Obot, dhe sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në zonën e nënshkodrës. Deri më tani rreth 500 hektarë tokë gjenden në ujë, ndërsa rrezikojnë dhe përmbytjet e banesave.

Edhe parashikimet e motit për rinisjen e reshjeve të shiut nuk janë aspak të favorshme për të përballuar situatën.

https://www.youtube.com/watch?v=_ZMmpYzZCng

https://www.youtube.com/watch?v=obTLIvcyDK4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme